Lajme

“Kemi nevojë për më shumë fëmijë”, momenti kur Kim Jong-un shpërthen në lot

Për hetë të parë udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ëhstë parë në publik duke qarë teksa mbante një fjalmi, video e cila u bë virale në pak minuta.

Kim Jong Un, u përlotë teksa u bëri thirrje grave që të kishin më shumë fëmij, duke thënë se ishte detyra e tyre të ndalonin shkallën në rënie të lindjeve në vend për të forcuar fuqinë kombëtare.

Lideri autoritar u pa duke fshir sytë me një shami ndërsa iu drejtua mijëra grave të mbledhura në një takim kombëtar të nënave në Phenian.

“Parandalimi i rënies së nivelit të lindjeve dhe kujdesi i mirë i fëmijëve janë të gjitha detyrat tona që duhet të përballojmë ndërsa punojmë me nënat”, tha Kim.

Ky fjalim tregon se në këtë mënyr për herë të parë, Kim pranon publikisht rënjen e lindjeve në vend.