ShowBizzz

“Kemi një emër vajze. Është…”- Jori Delli dhe De Palma prindër për herë të parë?

Të qenit shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, i bën ata të dy të kalojnë shumë kohë bashkë, por edhe të flasin për atë që i pret në të ardhmen.

E kemi fjalën për çiftin shumë të dashur Jori Dellin dhe Fred de Palma.

Jori në një intervistë për “Pushime on Top” tregoi se me Fred De Palma-n ka folur edhe për martesë, por edhe për fëmijë.

Ajo tha se ende nuk ka një unazë, por nëse do e ketë, nuk ka pse ta mbajë të fshehtë, përkundrazi, do ta tregojë për të gjithë.

Edhe pse ka pasur aludime se ata janë fejuar në fshehtësi, Jori i mohon: “Në momentin që do kem unazë, do ta tregoj, nuk e fsheh fare…”.

Por Jori dhe Fredi flasin edhe për familjen, për fëmijë, ndonëse Jori nuk është në pritje të ëmbël ndryshe nga çfarë është aluduar së fundmi në rrjet.

E pyetur për këtë, ajo tha: “Po, po. Flasim patjetër…” dhe shtoi se kanë edhe një emër vajze që e kanë menduar:

Kemi një emër vajze. Është një emër gjysmë i shpikur, gjysmë hauajan, shumë i çuditshëm. Ka edhe ca germa të miat…”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pushime On Top (@pushime_on_top)



lokimagazine