Lajme

“Kënaqësi të takoheshim përsëri”, Ervin Bushati pozon i buzëqeshur me ish-ambasadores Yuri Kim

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati është takuar me ish-ambasadoren e SHBA Yuri Kim, e cila tashmë mban postin si zv.ndihmës sekretares për Çështjet Europiane në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Bushati ka postuar një foto në platformën “X”, ish twitter, teksa shkruan se kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, “Shqipëri-SHBA.

“Ishte kënaqësi të takoheshim përsëri. Diskutuam bashkëpunimin e shkëlqyer mes vendeve tona Shqipëri-SHBA: në Këshillin e Sigurimit dhe rolin e Shqipërisë në rajon. Mbështetje për sfidën tonë të radhës, Këshillin për të Drejtat e Njeriut. Duke punuar së bashku për prioritetet tona të përbashkëta”, shkruan Bushati.