Lajme

“Kënaqet me një vajzë të shëndoshë”, fansat nuk kursejnë ofendimet ndaj futbollistit

efundit

Shpeshherë jemi hasur me tallje apo ofendime që bëhen nëpër internet, përsa i përket jetës personale të futbollistëve. Declan Rice është i fundit që është shënjestruar.

Mesfushori i Arsenalit ishte në qendër të vëmendjes në mediat sociale jo për shkak të paraqitjes së tij në fushë, por për shkak të jetës së tij personale. Rice dhe e dashura e tij, Lauren Fryer, u sulmuan në internet.

Incidenti ndodhi këtë të mërkurë, më 6 dhjetor, kur u shfaq një postim mizor në rrjetin social “X” që kishte në shënjestër Lauren Fryer. Në platformën “X” u shfaqën dy foto të çiftit të lumtur duke shijuar pushimet së bashku.

Megjithatë, është mbishkrimi që shkaktoi polemika. Fotoja e lezetshme e çiftit u shoqërua me mbishkrimin:

“Declan Rice është një futbollist multi-milioner, atletik, elitar, 1.85 metra i gjatë dhe megjithatë ai kënaqet me një vajzë të bardhë të trashë… Unë nuk e kuptoj më këtë botë.”

Postimi është fshirë pas reagimeve të shumta dhe emri i personit që e postoi atë është ende një enigmë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo