ShowBizzz

Kendall Jenner dhe Bad Bunny rikthehen bashkë?!

Kendall Jenner dhe Bad Bunny mesa duket janë rikthyer sërish bashkë pasi kaluan mbrëmjen e Vitit të Ri me disa nga miqtë e tyre. Burime pranë TMZ treguan se modelja dhe reperi nga Puerto Rico iu bashkuan miqve të tyre në Barbados. 

Kendall Jenner dhe Bad Bunny rikthehen bashkë?!

Në një video të publikuar nga miqtë e Jenner, ku shfaqen fishekzjarret e Vitit të Ri, dëgjohet zëri i Bad Bunny-t, i cili thotë në spanjisht “Feliz Año Nuevo”, (“Gëzuar Vitin e Ri”).

Kendall Jenner dhe Bad Bunny rikthehen bashkë?!

Kendall dhe Bad Bunny i dhanë fund lidhjes pas më pak senjë viti që dilnin bashkë. “Kendall dhe Bad Bunny e dini  se nuk do të ishte një lloj marrëdhënieje e përhershme dhe kjo u kuptua reciprokisht që nga fillimi. Ata kanë orare të ngjeshura dhe e dinë se janë ende të rinj dhe kanë shumë më tepër për të përjetuar individualisht përpara se të bëjnë një hap më tutje”, i tha një burim ET.

Burimi shton se “nuk ka ndonjë negativitet mes tyre dhe ata ende duan më të mirën për njëri-tjetrin”. “Familja e Kendall ende mendon shumë për të”. “Ata thjesht duan që ajo të jetë me këdo që e bën të lumtur, që e trajton me dashuri dhe respekt dhe me dikë që e kupton dhe mund të përballojë vëmendjen që vjen së bashku me të”.

Kendall Jenner dhe Bad Bunny rikthehen bashkë?!

Kujtojmë që ata u lidhën për herë të parë në muajin shkurt. Që atëherë janë parë së bashku shumë herë, duke përfshirë pjesëmarrjen në një festë pasMet Gala, në lojërat e NBA-së dhe  në një koncert të fundit të Drake.

 



bal