Duket se Kendall Jenneri dhe Bad Bunny janë rikthyer bashkë. Ose po rindezin romancën e tyre.
Të paktën, kështu na lanë të kuptojmë tentativat e tyre të shumta për t’u shpëtuar paparacëve, sidomos pasi u vunë re në të njëjtin hotel në Miami. Dalja e tyre nga hoteli riktheu edhe një herë në vëmendje faktin se ata mund të jenë rikthyer.
Modelja 28-vjeçare u fotografua fillimisht vetëm, e veshur thjesht, me streçe ngjyrë dhe crop ngjyrë gri. Ajo mbante syze të errëta dhe u përpoq që të kalonte përmes parkingut të hotelit pa u vënë re. Bad Bunny, 30 vjeç, u fotografua gjithashtu në të njëjtin hotel.
Të dy të rinjtë janë parë 2 javë më parë në një restorant japnez, “Gekko”, në të cilin është bashkëpronar Bad Bunny. Jenner u shfaq edhe në koncertin e këngëtarit në Orlando. Gjithashtu, sipas zërave, ata ishin bashkë në Met Gala, në të njëjtën tavolinë, duke qeshur dhe flirtuar. “Ata nuk u puthën, por Kendall po i fërkonte dorën”, tha një burim për Page Six.
ks