ShowBizzz

“Kënga dedikim për Xhensilën”/ Bes Kallaku trazon sërish rrjetin me deklaratën e fundit

“Mosmirënjohja” kënga më e re e Bes Kallakut duket qartazi një dedikim për Xhensilën sipas ndjekësve.

Që pas publikimit të kësaj kënge me tekst po nga ai, të gjithë ishin në një mendim, që kënga ishte një dedikim për Xhensila Myrtezajn, me të cilën Besi ka dy fëmijë dhe tani është në process divorci.

Me vargje prekëse, ku flet për mosmirënjohjen, shkak që ka sjellë edhe krisjen e marrëdhënies.

Teksa sonte në “Ferma VIP” ai u komplimentua për projektin më të ri, Bes Kallaku tha: “Shpirti është artisti më i madh, pas krijuesit”.

Kjo deklaratë e tij rriti dyshimet se kënga e tij është dedikim për Xhensilën dhe vargjet janë ajo se çfarë ndjen shpirti i tij.



lokimagazine