ShowBizzz

Kënga “Flowers” e kopjuar? Miley Cyrus përballet me akuza ligjore!

Kënga “Floëers” e Miley Cyrus po përballet me akuza se është kopjuar nga Bruno Mars. Sipas një padie të dorëzuar nga “Tempo Music Investments”, një kompani që pretendon të ketë të drejta autorësie mbi këngën “When I Was Your Man” të Bruno Mars, pretendon se kënga e Miley Cyrus mund të ketë kopjuar materiale muzikore nga ky hit.

Në dokumentet e padisë, të siguruara nga TMZ, “Tempo Music” argumenton se ekziston një ngjashmëri e dukshme midis “Floëers” dhe “When I Was Your Man”, duke sugjeruar se ky është një rast i kopjimit të qëllimshëm nga ana e Miley Cyrus.

Kënga “Flowers” e kopjuar? Miley Cyrus përballet me akuza

Kompania pretendojnë se melodia, harmonia dhe kori në këngën “Flowers” janë të ngjashëm me elementët muzikorë të këngës së Brunos, duke përfshirë edhe përparimet e akordit dhe disa nga tekstet.

Në anën tjetër, është e rëndësishme të kujtojmë se Miley Cyrus fitoi një çmim Grammy për “Flowers”, ndërsa “Tempo Music” argumenton se kënga e saj nuk do të kishte arritur suksesin e saj pa ndikimin e këngës së Bruno Mars, e cila u publikua një dekadë më parë dhe u rendit në krye të listave.

 



bal