ShowBizzz

Kënga legjendare “Mora Fjalë” e Shkurte Fejzës bëhet pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës

Kënga e njohur “Mora Fjalë” e Shkurte Fejzës do të jetë pjesë e filmit të ri amerikan “The Journalist Mission”, i cili trajton ngjarjet e Luftës së Kosovës.

Sipas informacionit të publikuar në rrjetet sociale, i gjithë skenari i filmit është shkruar nën frymëzimin dhe melodinë e këngës “Mora Fjalë”, një prej këngëve më të njohura të repertorit të Shkurte Fejzës.

Të lidhura

None found

“I gjithë skenari i ‘The Journalist Mission’ është shkruar me melodinë e ‘Morra Fjal’ nga e madhja Shkurte Fejza”, thuhet në publikim.

Përfshirja e këngës së saj në këtë produksion shënon një tjetër moment ku zëri dhe arti shqiptar bëhen pjesë e një projekti ndërkombëtar, duke përcjellë historinë dhe emocionin e Kosovës përtej kufijve.

Të Ngjashme