Një hulumtim i fundit i psikologëve ka nxjerrë 10 këngët më motivuese të historisë, ndërsa sigurisht në krye qëndron hiti i Kanye West, “Stronger”, i publikuar në vitin 2007, i përdorur ndër vite për të gjitha video-t motivuese të mundshme, në palestër dhe kudo tjetër.
Në vendin e dytë vjen rrëfimi personal i Eminem, ‘Till I Collapse’, një këngë motivuese për të gjitha vështirësitë që mund të kalojmë në jetë.
Ndërkohë, vendi i tretë është special për të gjithë ne, pasi ndodhet hiti i dyshes David Guetta dhe Bebe Rexha, ‘I’m Good’, që ka edhe 242 milionë klikime.
Nga ana tjetër, mes këngëve motivuese të famshme janë edhe:
- “Eye Of The Tiger”, nga Survivor
- “Run”, nga Snow Patrol
- “Forever”, nga Drake, Kanye West, Lil Wayne, & Eminem
- “Can’t Hold Us”, nga Macklemore dhe Ryan Lewis (ft. Ray Dalton)
- “Beast – Southpaw Remix”, nga Bob Bailey & The Hustle Standard
- “Remember The Name”, nga Fort Minor (ft. Styles of Beyond)
- “Not Afraid”, nga Eminem.
lokimagazine