ShowBizzz

Këngëtari i njohur pjesë e Big Brother Vip 3, deklarata që shtoi dyshimet

“Big Brother Vip 3” pritet të fillojë së shpejti dhe tashmë kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë që mund të bëhen pjesë e shtëpisë.

Së fundmi, këngëtari Devis Xherahu i cili numëron pafund hite në karrierën e tij muzikore, ka lënë të kuptohet se mund të jetë pjesë e Big Brother Vip 3.

Devisi ka qenë i ftuar në programin “Më lër të flas”, ku shprehu dëshirën t’i përjetonte emocionet e këtij spektakli.

Këngëtari po ashtu ka shtuar dyshimet se dhe Romeo mund të jetë pjesë e shtëpisë vip.

Isha para një muaji, këndova atje, përjetova emocione të 2006-ës, kam qenë në një emision të tillë në Greqi në 2006-ën, dhe doja ti ripërjetoja ato emocione sërish. Por kur më thanë që do jetë edhe Romeo, thashë atëherë e fitoj Big Brotherin’, tha Devisi.