ShowBizzz

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi Ago, është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e bukur e bëri me dije vetë artisti nëpërmjet një postimi të përbashkët me partneren e tij në Instagram, ku kanë postuar edhe foton e parë me djalin e sapolindur.

Kështu, Skerdi dhe Vesa, bashkangjitur një fotoje ku shfaqen me të birin, shkruajnë:

TS Poll - Loading poll ...

”Sot, Zoti e bekoi familjen tonë edhe me një djalë. 20 maji do të mbetet përherë lumturia jonë e dytë. Mirëserdhe bota jonë”.

Ata nuk e kanë zbuluar ende emrin e të birit, ndërkohë që kujtojmë se çifti tashmë janë prindër të një djali, i cili në janar të këtij vitin festoi ditëlindjen e tretë.