ShowBizzz

Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Jessie J është bërë nënë për herë të parë!

Këngëtarja 35-vjeçare ka zgjedhur që lajmin e bukur ta ndajë përmes një postimi në InstaStory, ditën e djeshme, një javë pasi ka sjellë në jetë djalin.

“Para një jave, e gjithë jeta ime ndryshoi. Djali im erdhi në këtë botë dhe zemra ime u zmadhua dyfish. Ndjesia është e papërshkrueshme. Po fluturoj nga dashuria. Ai është magjik. Është realizimi i të gjitha ëndrrave. Është e gjithë bota. Ai dhe unë jemi shumë mirë dhe s’e besoj dot që është i vërtetë, është këtu, me mua. Jam shumë mirënjohëse”- shkruan artistja, teksa thotë se do t’i rikthehet rrjeteve sociale sapo të jetë gati.

TS Poll - Loading poll ...

Kujtojmë se këngëtarja në vitin 2021 humbi një fëmijë si pasojë e një aborti spontan, ndërkohë në janar të këtij viti, tregoi për të gjithë fansat dhe ndjekësit se ishte sërish shtatzënë, duke u shprehur shumë e lumtur dhe e frikësuar, por megjithatë fatmirësisht gjithcka ka shkruar mirë për artistin.