ShowBizzz

Këngëtarja e njohur humbi 100 mijë ndjekës për shkak të një fotoje, ja pse

Billie Eilish ka treguar se si u ndje kur humbi 100,000 ndjekës në Instagram për një foto.

Kur u shfaq në skenën muzikore, ajo kishte veshur pantallona të gjera dhe bluzë. Megjithatë, me kalimin e kohës, stili i saj evoluoi, gjë që nuk u pëlqeu shumë nga fansat e saj, transmeton Indeksonline.

Në qershor 2021, Eilish publikoi një foto të saj duke pozuar për kopertinën e British Vogue, që habiti fansat. Këngëtarja u shfaq me flokë bjonde në një korse që i nxirrte në pah gjoksin dhe ndërsa disa e vlerësuan publikimin, të tjerë nuk u gëzuan aq shumë, me rreth 100 mijë fansa që nuk e ndiqnin në Instagram.

“Kam humbur 100,000 ndjekës vetëm për shkak të gjoksit tim”, tha ajo në një intervistë me revistën Elle më vonë. Por jo vetëm që humbi kaq shumë ndjekës, por 100 mijë njerëz e bënë unfollow brenda një ore nga publikimi i fotos.



ks