Jennifer Lopez është “e tërbuar” dhe “e poshtëruar” nga ndarja e saj me Ben Affleck, shprehet një burim për Page Six, duke shtuar se aktori po i mban paksa pezull dokumentet e divorcit, sepse nuk do t’ia shtojë asaj ndjesinë e turpit. (Theksojmë se as J.Lo dhe as Ben nuk e kanë konfirmuar ndarjen).
“Ajo është e tërbuar. Ai e ka poshtëruar. Ben ishte ai që donte që ata të ktheheshin sërish bashkë”, tha personi anonim.
Dyshja rindezi zjarrin e romancës së vjetër në korrik të vitit 2021, pas ndarjes së J.Lo me ish-të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, të cilët i dhanë fund fejesës në prill të vitit 2021. Lopez, 55 vjeç dhe Affleck, 51 vjeç, më parë kanë qenë të lidhur për 2 vite (2002-2004), pasi u njohën në sheshxhirimin e filmit “Gigli”.
“Ai e ka turpëruar sepse ajo e vendosi që Ben ishte dashuria e jetës së saj. Ata bënë dy dasma para dy vitesh. Ky është një rekord dhe ata s’janë më të rinj”, vijoi burimi, duke shtuar se J.Lo është një grua romantike.
Gjithashtu, thuhet se edhe fëmijët e dyshes janë përfshirë në të gjithë këtë ngjarje. “5 fëmijë janë përfshirë. Ajo e dinte se do të përziheshin familjet dhe nuk e ka pranuar ende totalisht se e gjitha ka përfunduar”, tha burimi.
Lopez ka dy binjakë, Max dhe Emme, 16 vjeç, për të cilët bashkëprindëron me ish-bashkëshortin, Marc Anthony. Nga ana tjetër, Affleck, ka tre fëmijë, Violet, 18 vjeç, Fin, 17 vjeç dhe Samuel, 12 vjeç, nga martesa e mëparshme me Jennifer Garner. Lopez duket e afërt me vajzën e madhe të Ben, me të cilën është parë shpesh pas zërave për divorc.
lokimagazine