Këngëtarja e njohur e muzikës popullore të jugut, Maya Aliçkaj, ka marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, pasi ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.
Maya e cila në dokumente rezulton me emrin Fatbardha Ulbirch, ka kërkuar të pajiset me urdhër mbrojtje sepse bashkëshorti me emrin Arben Ulbirch ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Në vendimin e Gjyakatës së Shkallës së Parë të Tiranës të marrë më datë 19 mars 2024, urdhërohet që Arben Ulbrich të mos i afrohet Mayës në një perimetër prej 200 metrash.
Këngëtarja e muzikës popullore e martua me Arbenin rreth 10 vite më parë. Çifti janë prindër të një djali.
lokimagazine