LifeStyle

Keni gatuar ushqime të skuqura dhe shtëpia juaj kundërmon nga era e keqe, si të shpëtoni nga ky problem

Të gjithëve na pëlqen të gatuajmë ushqimet tona të preferuara edhe pse ato mund të jenë të skuqura dhe shtëpia mund të “mbytet” nga era e keqe.

Nëse ke skuqur ndonjëherë pulë, apo çfarëdo ushqimi tjetër, e di për çfarë po flasim. Kuzhina, salloni, dhoma e gjumit apo edhe rrobat mbajnë erë edhe një ditë me vonë sikur të jenë futur në vaj.

Për të shpëtuar nga ky problem fillimisht ajroseni mjedisin para se të filloni gatimin. Hapini të gjitha dritaret. Nëse është shumë ftohtë ose nxehtë për këtë, ndizni kondicionerin dhe respiratorin mbi sobë. Izoloni zonën ku po gatuani. Mbyllni dyert e dhomave që era mos të shkojë në pjesë të tjera të shtëpisë. Vendosni gjalpë, kanellë dhe sheqer në një tavë pjekjeje dhe piqni në 200 gradë për një orë. Kjo do i japë të gjithë shtëpisë aromën e biskotave të shijshme të sapopjekura.

Zieni uthull dhe ujë. Përzini 1 filxhan ujë me një lugë gjelle uthull dhe vendosini të ziejnë në një tenxhere të vogël. Lëreni të avullojë. Mund të shtosh gjithashtu lëkurë portokalli ose shkopinj kanelle për një aromë më të ëmbël natyrale. Lër vazo të hapura me sodë buke ose kokrra kafeje mbi banakun e kuzhinës për të thithur erërat e tepërta. Ndizni një qiri aromatik, ose disa.

Përgjithësisht ushqimet e skuqura nuk ndikojnë aspak mirë në organizmin tonë. Patatet e skuqura nga ana tjetër mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin mendor. Një ekip hulumtues në Hangzhou, Kinë, zbuloi se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht patateve të skuqura, lidhej me një rrezik 12% më të lartë të ankthit dhe 7% rrezik më të lartë të depresionit.

Sipas një artikulli të botuar në revistën PNAS specifikohet se: Ushqimet e skuqura janë faktorë rreziku të njohur për obezitetin, presionin e lartë të gjakut dhe efekte të tjera shëndetësore. Këto rezultate hapin një rrugë në rëndësinë e reduktimit të konsumit të ushqimit të skuqur për shëndetin mendor.