LifeStyle

Keni një zakon të keq? Mënyra më e lehtë për të hequr dorë

Të gjithë thuajse kemi zakone të këqija që na pengojnë në arritjen e qëllimeve në jetë.

Lajmi i mirë është se është plotësisht e mundur të hiqni dorë nga zakonet e këqija dhe t’i zëvendësoni ato me të reja, kjo sipas psikiatres Dr. Sue Varma.

“Ajo që më pëlqen te zakonet është se ato automatizojnë dhe kthejnë në rutinë përditshmërinë jetën tonë,” tha ajo për Today.

Ju mund të supozoni se zakonet e këqija janë rezultat i zgjedhjeve të këqija, por psikiatria Sue Varma tha se zgjedhja nuk ka të bëjë me këtë. “Zakonet e këqija janë shpesh rezultat i dy gjërave: të mos kesh fare një zakon ose të kesh një rutinë të pashëndetshme,” vijon ajo.

Si të hiqni dorë nga një zakon i keq?

Ja dy këshilla të thjeshta dhe praktike:

Identifikoni shkakun e zakonit të keq: Zakonet e këqija ndodhin kur ne jemi të pambrojtur. “Shumë zakone të këqija bëhen nga pakujdesia dhe mungesa e disiplinës, kështu që ndërgjegjësohuni,” vijon ajo. “Pse pi duhan apo kafshon thonjtë?” Identifikimi i shkaktarëve për zakonet e këqija mund t’ju lejojë të krijoni një plan.

Mos i aksesoni shpejt gjërat e këqija: Për shembull, nëse ktheheni nga puna në shtëpi dhe shkoni drejt frigoriferit për një akullore, mos mbani akullore në shtëpi. “Shtyjeni veten që të dilni jashtë dhe ta blini atë, duke krijuar kësisoj një kufi apo pengesë në këtë zakon,” tha Varma.

Si të krijoni zakone të mira të qëndrueshme:

Zvogëloni hendekun e pritshmërive: Mos e komplikoni jetën tuaj. “Nëse nuk jeni person i mëngjesit dhe nuk jeni duke shkuar në palestër në mëngjes, por stërvitja është qëllimi juaj, mos e vështirësoni shumë situatën. Mos u zgjoni herët në mëngjes, por shkoni në palestër më vonë gjatë ditës”.

Ulni pengesat: “Zakonet e mira bëjini më të arritshme dhe mbani larg syve ato të këqijat,” tha ajo. “Mbani frutat dhe perimet tek pjesa e dukshme sapo hapni frigoriferin në vend të ushqimeve të pashëndetshme”.

Lidheni zakonin me emocione pozitive: “Zakonet e mira dhe emocionet pozitive janë çelësi. Bëni zakonin e ri të lidhet me një kohë ose vend! Përdorni sinjalet që nxisin zakonet”.

Ndërtoni plane emergjence: “Për shembull, nëse nuk keni një punë fikse, por keni njohuri në kopshtari apo mirëmbajtje shtëpie, gjeni një punë në këtë fushë,” tha ajo. “Shto miq në jetën tënde, nga ata që i njeh në palestër, tek të njohurit në lagje, ata më të vjetrit e fëmijërisë, etj. Ne ndikohemi shumë nga bashkëmoshatarët tanë,” përfundon psikiatrja.