Lajme

“Keni përmësuar gjërat”, Macron: Në 2019 pengova çeljen e negociatave të Shqipërisë

Presidenti Emmanuel Macron ka folur në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Macron gjatë fjalës së tij tha se ka qenë pikërisht ai që në 2019 ka penguar procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë në rrugën e BE.

Presidenti tha se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme, teksa u shpreh se ende nuk ka një datë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Unë isha ai që pengoi procesin sepse po vinim rrotull dhe ecja rrotull nuk na çon askund. Po ndodhte një proces, mbledhja u bë në një indiferencë të sigurtë dhe krejtësisht hipokrite, si një revistë burokratike, kalim në një revistë burokratike e procesit të zgjerimit dhe thuhej se do të zgjasë dhe shumë, jeni në X kapitull dhe se horizonti është shumë larg. Pra, nuk thoshin asgjë. Në atë moment, unë thashë se ky proces nuk funksionon dhe se duhet të jetë më politike, gjë që reformoi procesin. Nuk mund të jetë një proces burokratik ku hapim kapituj. U ripolitizua procesi dhe u bë një reformë e thellë.

Para 2 vitesh, propozova krijimin e Komunitetit Politik Evropian për të thënë se duhet të mblidhemi mes të ngjashmish, të ketë një mekanizëm respekti, doja t’i jepja fund një praktike që ishte e ftohtë, mekanike dhe jo efikase sepse po e shihja që po shkaktonte mëri tek vendet tuaja fqinje. Për shembull, e kam fjalën për Serbinë për të cilën kam shumë respekt që ka hyrë prej vitesh në këtë proces dhe po ecën shumë ngadalë dhe ju po shihni që anëtarësimi në vendet evropiane, po bën mbrapa.

Së pari, të politizohet. Ne që jemi në BE duhet të bëjmë reforma. Kjo Evropa nuk funksionon gjithmonë në mënyrë optimale. Keni përmësuar gjërat, kemi akoma shumë për këtë epokë të re ribashkimi. Vendet mund të ecin më shpejt, duhet të investojmë më shumë. Duhet t’i ankorojmë pas Evropës tonë duke investuar më shumë”, tha Macron ndër të tjera.