Lajme

Kërçeli: Ja sa humbje i pësoi Serbia në Kosovë, gjatë qeverisjes së Kurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka deklaruar se gjatë qeverisjes së partisë së tij, Serbia ka pësuar humbje të mëdha në Kosovë.

“Serbia e humbi kontrollin mbi veriun. Serbia i humbi strukturat paralele kriminale në veri dhe gjithë vendin. Serbia humbi të gjitha komunat paralele në Kosovë”, ka shkruar ai në një status në Facebook.

Më shumë se kaq, Serbia, sipas deputetit të VV-së, ka humbur edhe bashkëpunëtorët e saj në Kosovë.

“Deri tani për këto katër vite tetë të arrestuar: Bedri Shabani, Muharrem Qerimi, Aleksandar Vlajic, Jelena Gjukanovic, Hysri Selimi, Bojan Jevtic, Fatmir Sheholli, Fehim Sali”, ka shkruar ai. “Dhe të gjitha këto humbje Serbia i ka pësuar gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin”.

Reagimi i tij vjen në kohën kur çështja e spiunazhit është rikthyer në vëmendjen publike pas ngritjes së aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit.

Të Ngjashme