Gazetarja Sonila Meço ka komentuar deklaratën e Macron teksa kërcënonte hapur Kosovën për pezullimin e vizave.
E ftuar në emsionin Opinion, Meço tha se qëndimi i presidentit francez lidhet me faktin se Franca ka blerë së fundmi 3 miliardë armatime nga Serbia.
“Deklaratë e presidentit francez është bërë jashtë samitit, ndryshe aty do të kishte diskutime. Pasi Macron duhet të priste reagimin e Gjermanisë.
Vlen të theksohet se në në faqen zyrtare të qeverisë franceze nuk ka asnjë informacion në lidhje me deklaratat e tij në Shqipëri. Pra nuk citohet asnjë përgjigje zyrtare për deklaratën dhe pëzullimin e vizave për Kosovën. Ky qëndrim është vetëm i Macron, ishte një kërcënim.
Kjo deklaratë e Macron është e pakërkuar dhe bë në të njëjtën kohë që Vuçiç pati një takim në Kinë me Biden. Macron nuk ka një qëndim zyrtare, ai ka qenë shumë i kujdesshëm. Ajo që deklaron Macron për Kosovën sor, mund të ndryshojë nesër. Pasi ai nuk ka bërë akoma gjë zyrtare.
Franca ka blerë së fundmi 3 miliardë armatime nga Serbia,” tha Meço.