Hailie Jade, vajza e reperit Eminem dhe ish-gruas së tij Kim Scott, u martua me të fejuarin e saj Evan McClintock gjatë fundjavës në një ceremoni në Greencrest Manor në Battle Creek, Michigan.
Çifti, i cili u takua për herë të parë në Universitetin e Miçiganit në vitin 2016, shkëmbyen betime para familjes dhe miqve të ngushtë. Dasma, e karakterizuar nga ambienti modest, por edhe elegant, u spikas nga një kërcim i veçantë baba-bijë.
Eminem, 51 vjeç, ndau një moment të butë me vajzën e tij 28-vjeçare, duke e rrotulluar rreth pistës së kërcimit ndërsa të ftuarit, të veshur me veshje klasike të zeza, e shikonin.
Ky kërcim emocionues u nda në rrjetet sociale dhe menjëherë mori vëmendjen e të gjithëve. Hailie Jade shkëlqente me një fustan të bardhë në stil sirene, ndërsa bashkëshorti i saj i ri, Evan, 27 vjeç, dukej tejet elegant me një kostum tradicional që kishte zgjedhur.
Hailie ndau gëzimin e saj në Instagram, duke postuar një sërë fotosh nga festa. “Nuk mund të kishim kërkuar një festë më të mirë, më të bukur”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
“Kaq shumë lotë lumturie, të qeshura dhe buzëqeshje. U ndje kaq shumë dashuri. Evan dhe unë ndihemi shumë mirënjohës për të gjithë familjen dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për të qenë pjesë e këtij kapitulli të ri të jetët tona si burrë e grua”.
bal