Policia e Shtetit ka finalizuar faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët në Spanjë, Rumani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Operacioni ka çuar në arrestimin e dy personave të kërkuar për llogari të drejtësisë shqiptare.
Në Rumani u bë i mundur arrestimi i shtetasit Aurel Hoxhallari, 49 vjeç, i lindur në Tiranë, i cili do të ekstradohet drejt Shqipërisë.
NEWS U arrestua në Dubai, ekstradohet drejt Shqipërisë i shumëkërkuari Durim Bami, i akuzuar për “grup të strukturuar kriminal” dhe vepra të tjera penaleAi kërkohej nga GJKKO që prej prillit të vitit 2018 për veprat penale të vrasjes me paramendim, grupit të strukturuar kriminal dhe mbajtjes pa leje të armëve e drogës. Ai akuzohet se më 29 janar 2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, në bashkëpunim me një shtetas grek dhe persona të tjerë, vrau me armë zjarri shtetasin D. K. Në atë kohë, policia sekuestroi 9 armë zjarri dhe 130 kg kanabis gjatë kontrolleve në banesat e anëtarëve të grupit.
NEWS Greqia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet i fortë! Ja sa ishte magnituda dhe epiqendraPo ashtu, përmes bashkëpunimit mes Interpol Mançesterit dhe Interpol Tiranës, u krye ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar i shtetasit Xhuljano Hoxha, 31 vjeç, lindur në Berat.
I riu kërkohej nga SPAK me masë sigurie “Arrest me burg” të caktuar në prill 2024, pasi akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ky rast lidhet me aksionin e goditur nga autoritetet më 10 nëntor 2022 në fshatin Drenovicë të Beratit.
