ShowBizzz

“Kërkoj mëshirë”/ Zbardhet deklarata e Mariela Berishës para Gjykatës: Jam në një situatë të vështirë

Është zbardhur dëshmia e Mariela Berishës, e cila sot doli para Gjykatës së Tiranës, për rishikimin e masës së sigurisë.

Ajo është shprehur e penduar duke kërkuar falje për atë që i bëri blogurës Klea Prenga ,teksa kërkoi mëshirë pasi ka një fëmijë të vogël për të cilin duhet të kujdeset. Ajo shtoi se prej një viti po kalon një situatë të vështirë, që e ka rënduar psikologjikisht.

“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë.”- tha ajo.

Nga ana tjetër, edhe avokatja e saj ka kërkuar që Mariela të përfitojë një masë më të lehtë se ajo e “arrest me burg” e cila i ishte vendosur më herët.

“Një masë sigurimi më të butë se ajo që ka kërkuar prokurori, pasi ajo është pa asnjë precedent penal, nuk ka asnjë arsye dhe asnjë shkak për të përsëritur veprime të njëjta apo të ngjashme, shprehet thellësisht e penduar, e pranon faktin penal, është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me viktimën, i kërkon publikisht falje asaj, si dhe gjykatës, njëkohësisht është e gatshme ta ndihmojë financiarisht për të përballuar shpenzimet e nevojshme për rehabilitimin e plotë dhe përfundimtar të dëmtimeve fizike që ka pësuar viktima. Së fundi, por tepër e rëndësishme, ajo është nën e një fëmije të mitur 2 vjeç. Aktualisht është i vetmi person që mundet të kujdeset për të, dhe prania e nënës për një fëmi në këtë moshë është e domosdoshme.”– tha avokatja.



lokimagazine