LifeStyle

Këshilla për të fituar flokë më të trashë

Çdo femër ka dëshirë të ketë flokë më të trashë. Hollimi apo rënia e flokëve është një gjë gjenetike. Megjithatë, ka disa mënyra që ju të parandaloni dobësimin dhe rënien e parakohshme të flokëve.

Më poshtë kemi dhënë disa këshilla për të pasur flokë sa më të trashë:

Mos i krihni flokët kur janë të lagët!

Arritja e flokëve të trashë është shumë e lehtë dhe një nga mënyrat më të lehta është shmangia e krehjes së tyre, kur janë të lagët. Kjo përfshin edhe kohën kur jeni në banjë, edhe pasi që të dilni.

Mos i lidhni flokët shumë shpesh

Lidhja e flokëve shtrëngueshëm dëmton rrënjët e flokëve tuaj. Dëmtimi i rrënjëve të flokëve ndikon në hollimin e tyre, andaj për të parandaluar një gjë të tillë mundohuni që t’i lidhni flokët shtrëngueshëm sa më rrallë që të jetë e mundur.

Mos i krihni flokët shpesh!

Krehja e shpeshtë e flokëve mund të bëjë që flokët tuaj të kenë më shumë shkëlqim, mirëpo nëse i krihni shumë shpesh, ju do të dëmtoni shëndetin e tyre dhe si rrjedhojë do të keni flokë më të hollë. Andaj, krihni flokët sa më rrallë që është e mundshme.

Shkurtoni flokët shpesh e nga pak

Flokët zakonisht nuk rriten njëjtë në të gjitha pjesët, andaj është e rëndësishme që të keni kujdes dhe t’i shkurtoni në pjesët ku ka më shumë nevojë.

Yndyra

Largimi i yndyrës nga koka është shumë e lehtë, mirëpo mungesa e yndyrës në kokë i dobëson dukshëm flokët dhe bënë që të jenë më të brishtë. Trajtoni flokët tuaj me vaj në mbrëmje, para se të shkoni në gjumë dhe më pas pastroni në mëngjes, për të pasur flokë të trashë dhe më të shëndoshë.

Ushqimi

Konsumimi i ushqimit të shëndetshëm, i cili është i pasur me proteina, ndikon që flokët të jenë më të fortë dhe me më shumë shkëlqim. Në fakt, shamponët të cilët janë të pasur me vitamina dhe proteina, nuk janë as për së afërmi të dobishëm sa është ushqimi i pasur me vitamina dhe proteina.

Shmangni trajtimin e shpeshtë të flokëve

Ndryshimi i shpeshtë i stileve të flokëve kërkon shumë trajtim të flokëve, gjë kjo që bën që flokët tuaj të dobësohen shumë. Është shumë e rëndësishme të kërkoni mënyra sa më të përshtatshme, sa herë qe dëshironi të ndryshoni stilin e flokëve.