Këshillat e nënave: Çka shëron të pështjellët në stomak, ngërçet

Bashkë me shtatzëninë vijnë edhe disa gjëra jo edhe aq të këndshme – të pështjellët në mëngjes, ngërçet në këmbë, dhembjet në shpinë… Nënat kanë këshilla se si të përballeni më lehtë me këto vështirësi.

Të pështjellët e mëngjesit është i zakonshëm gjatë shtatzënisë, ndërkaq nënat thonë që ka ilaç për këtë – krekeret e njelmëta. Ato këshillojnë që t’i mbani afër krevatit dhe sapo të ngriheni nga gjumi t’i hani dy – tri, në mënyrë që të pengoni të pështjellët e stomakut.

Sipas përvojave të nënave të tjera, joga për shtatzënat gjithashtu është ilaç i mirë kundër të pështjellët e stomakut.

Disa nëna thonë që shiritat elastikë janë ata të cilat përdoren me rastin e lëndimeve të indit të butë dhe dhembjeve të nyjave, por janë të shkëlqyeshëm edhe për dhembjet e shpinës gjatë shtatzënisë. Mund t’i ngjitni edhe në stomak, në mënyrë që t’ju “mbajnë” stomakun.

Sisët rriten gjatë shtatzënisë, gjë që për disa femra nuk është edhe aq përvojë e këndshme.

TS Poll - Loading poll ...

Në vend që, duke ju rritur stomaku, vazhdimisht të blini fanella të reja, nënat këshillojnë gjithashtu se si të kurseni. Blini një topth të gjerë, të cilin do ta vendosni vetëm në stomak, si kollan.

Duke pasur parasysh që gjatë shtatzënisë rriten sisët, për të mos blerë sutjena, nënat propozojnë të blini jelek sportiv elastik dhe kështu të zgjidhni “problemin”.

As djegësira nuk është problem i rrallë gjatë shtatzënisë, ndërkaq damat të cilat janë ballafaquar me këtë problem, thonë që ilaçi më i mirë është uthulla e mollës, në të cilën do të shtoni dy lugë të vogla ujë dhe pak mjaltë.

Kur është fjala për ngërçet në këmbë, të cilat janë të shpeshta nga përfundimi i shtatzënisë, bananet janë preventivë e mirë për shkak të kaliumit të cilin e përmbajnë.

Të dashura nëna, a keni edhe ju ndonjë këshillë për shtatzënat?



Related Articles

Back to top button