Oriola Marashi mahnit me bikini blu, modelja shfaqet në super formë
Oriola Marashi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotot e fundit të publikuara në rrjetet sociale.
Modelja shqiptare shfaqet buzë pishinës, e veshur me bikini blu, teksa pozon në një atmosferë tipike verore dhe vë në pah format e saj fizike.
Fotot e reja kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë kursyer komentet dhe reagimet për paraqitjen e saj.
E njohur për stilin dhe paraqitjet e saj, Marashi është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga udhëtimet, përditshmëria dhe angazhimet e saj në botën e modës.

