Një debat i fortë ka ndodhur këtë të shtunë në shtëpinë e Big Brother Vip. Kanë qenë dy vajzat, Erjola dhe Ilnisa të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën pas një incidenti të vogël në kuzhinë.
Ka qenë Ilnisa ajo e cila teksa ishin duke gatuar në kuzhinë ka shtyrë tiganin me vaj të nxehtë drejt Erjolës, duke bërë që kjo e fundit të reagojë. Debati mes tyre agravoi më tepër kur Ilnisa i përmendi Erjolës prindërit e ndjerë.
Pjesë nga debati:
Ilnisa: Kështu të kanë edukuar prindërit?
Graciano: Mos Erjola, mos
Ilnisa: Kështu e paskan edukuar mesa duket
Erjola: Të më përmendësh babën mua ti edhe nënën që nuk i kam unë nuk ta lejoj. Po ti nuk më provokon mua të dal nga vetja o femër e pështirë. Më provokon me prindërit kur i di që nuk i kam.
© Credits https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb