Horoskopi

Këto 2 shenja Horoskopi harrojnë t’ju kthejnë lekët

Në raste të tjera, ka persona që paguajnë për ju, por kërkojnë që në një moment të dytë t’ja ktheni shumën që i detyroheni, megjithatë, ca shenja e harrojnë këtë borxh.

Akrepi

Kur një Akrep është jashtë me miqtë, ai vendosin të gjithë energjinë për të qenë sa më i/e pranishmë/me. Si një shenjë introverte, këtyre personave u duhet shumë përpjekje dhe fuqi që të dëgjojnë, qeshin dhe ndikojnë në një bisedë.

Në vend që të nxjerrin paratë nga xhepi apo kartën për të paguar, ata mund të “humbasin” në mendimet e tyre dhe thjesht neglizhojnë të paguajnë. Të nesërmen, nëse jua kujtoni shumën që duhet të kthejnë ata skuqen nga turpi, por deri sa të merrni mbrapsht paratë duhen edhe disa telefonata dhe sms.

Shigjetari

Ka një arsye pse një Shigjetar harron gjithmonë të kthejë paratë: ata janë shumë të përqendruar në situata dhe biseda. Qëllimi i tyre kryesor është të kërcejnë dhe argëtohen dhe jo të kontrollojnë pagesat që duhet të bëjnë.

Ideja e tyre është që gjithçka që ka lidhje me paratë, zgjidhet në fund të çdo situatë apo diskutimi. Ata janë gati të porosisin pije për veten dhe miqtë dhe në fund harrojnë të kujtojnë faktin se kush ka paguar për çfarë. Shigjetarët i kanë edhe shpesh xhepat bosh, ndaj nuk është çudi që të luten në heshtje që ndonjë shok/shoqe të paguajë për ta dhe të mos kërkojë lekët mbrapsht.