Deri në fund të vitit 2026, katër shenja të zodiakut pritet të shohin përmirësime të rëndësishme në jetën e tyre. Marsi hyri në Luan në fund të shtatorit, duke sjellë energji të reja dhe mundësi për ndryshime të mëdha.
Kjo lëvizje shënon një ndarje të qartë mes jetës para dhe pas këtij tranziti. Nëse ke pasur ëndrra dhe synime që dëshiron t’i realizosh, kjo periudhë mund të të japë shtysën e nevojshme për të kapërcyer pengesat. Edhe nëse tani gjendesh në një situatë të vështirë, fundi i vitit mund të të gjejë në kushte shumë më të mira.
1. Luani
Jupiteri ndodhet në shenjën tënde që prej fillimit të verës, duke të të dhënë më shumë besim dhe dëshirë për të arritur gjëra të mëdha. Në korrik, atij iu bashkua Nyja Jugore, ndërsa në shtator edhe Marsi kaloi në Luan. Këto lëvizje astrologjike mund të sjellin ndryshime të rëndësishme në mënyrën si e sheh veten dhe të ardhmen.
Kjo është një ndërthurje e rrallë që të ndihmon të heqësh dorë nga nevoja për t’u dukur apo për të marrë vazhdimisht miratimin e të tjerëve. Në vend që të kërkosh duartrokitje, do të përqendrohesh më shumë tek ajo që dëshiron vërtet dhe tek arsyet që të shtyjnë ta arrish.
2. Ujori
Jupiteri në Luan të ka sjellë mundësi të favorshme, por ndikimi i Marsit mund të të ndihmojë të kuptosh më qartë se cilët njerëz janë vërtet në anën tënde. Kjo periudhë mund të të bëjë të reflektosh mbi mënyrën si dëshiron të paraqitesh para botës dhe mbi marrëdhëniet që ke ndërtuar.
Ndërkohë, Plutoni ndodhet në shenjën tënde që prej vitit 2024 dhe do të qëndrojë aty deri në vitin 2043, duke simbolizuar një proces të gjatë transformimi personal. Një mësues ose mentor mund të luajë rol të rëndësishëm në përfundimin e vitit në një pozitë më të mirë. Dëgjo këshillat e njerëzve me përvojë dhe qëndro i hapur ndaj këndvështrimeve të reja.
3. Akrepi
Për Akrepin, Luani sundon shtëpinë e dhjetë astrologjike, e cila lidhet me karrierën, reputacionin dhe mënyrën si të shohin të tjerët. Me Marsin në këtë pozicion, mund të ndiesh më shumë motivim për të përparuar profesionalisht.
Nëse ke pritur të të vlerësojnë për punën tënde ose shpreson për një ngritje në detyrë, kjo mund të jetë periudhë e përshtatshme për të ndërmarrë hapa konkretë.
Megjithatë, prania e Jupiterit dhe Nyjës Jugore në Luan mund të të shtyjë të rimendosh se çfarë do të thotë suksesi për ty. Mund të kuptosh se disa synime të vjetra nuk të përfaqësojnë më dhe të vendosësh të heqësh dorë prej tyre. Sipas astrologes, kjo mund të të ndihmojë të ndërtosh një jetë ku nuk ke më nevojë t’u provosh vazhdimisht të tjerëve vlerën tënde, por ndihesh më i qetë me zgjedhjet e tua.
4. Demi
Deri në fund të vitit, Demi mund të përjetojë ndryshime pozitive në jetën familjare. Kjo periudhë lidhet me krijimin e shtëpisë që ke dëshiruar gjithmonë, qoftë përmes blerjes së një banese, zgjerimit të familjes apo përmirësimit të jetës në shtëpi.
Marsi në shtëpinë tënde të katërt astrologjike mund të të shtyjë të mendosh më shumë për rrënjët, të kaluarën dhe marrëdhëniet familjare. Kjo është një mundësi për të shëruar plagë të vjetra, për të përmirësuar raportet me disa familjarë dhe për të vendosur kufij aty ku është e nevojshme.
Mund ta duash vendin nga vjen dhe njerëzit që të kanë rritur, pa qenë i detyruar të mbetesh i njëjti person që ishe dikur. E kaluara mund të të ndihmojë të ndërtosh një të ardhme më të mirë, për sa kohë nuk lejon që ajo të të mbajë peng.
