Lajme

Trepça shpenzon afro 97 mijë euro për pjesë rezervë të kamionëve nëntokësorë

Ndërmarrja publike “Trepça” ka ndarë kontratën për furnizim me pjesë rezervë për kamionët nëntokësorë, në vlerë prej 96 mijë e 954 eurosh.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, të publikuar më 15 tetor 2026, kontrata i është dhënë kompanisë “Revivo Group L.L.C.”, me adresë në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 112 mijë e 700 euro, ndërsa vlera përfundimtare e saj është 96 mijë e 954 euro, apo 15 mijë e 746 euro më pak se shuma e parashikuar.

Në procedurën e prokurimit, e zhvilluar përmes procedurës së hapur, janë pranuar gjithsej tre tenderë. Kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Sipas dokumentit, marrëveshja kornizë do të ketë kohëzgjatje prej 12 muajsh, ndërsa nënshkrimi i kontratës është planifikuar për 20 tetor 2026. Furnizimi është paraparë për nevojat e Minierës me Flotacion në Stantërg.

Të Ngjashme