LifeStyle

Këto janë gjërat që një çift nuk duhet t’i bëjë në prani të të tjerëve

Kur dy njerëz janë të dashuruar, pjesa tjetër e njerëzve pothuajse nuk ekziston. Sjellja e tillë i nevrikos njerëzit që ndodhen afër tyre, mirëpo për të shmangur këtë, çiftet gjërat private do të duhej t’i linin në shtëpi.

Kujdesi i tepërt. Nuk është gjë e keqe që personit të dashur t’i drejtoheni me fjalët i dashur apo e dashur, por nuk është e thënë që njëri-tjetrit t’ia rikujtoni kur është koha që të hani diçka, të dremisni, sa jeni të lodhur, etj.

“Ne” në çdo bisedë, shumica e çifteve e thonë këtë edhe para se të lidhin kurorë. Në fjali është korrekte të përmendet “ne” nëse partnerët kanë bërë diçka bashkë, mirëpo nuk duhet insistuar në atë “ne”, nëse është më logjike të thuhet unë, ai ose ajo. Ekzistojnë situata në të cilat duhet të flitet si individ.

Të treguarit të dashurisë nuk është e gabueshme, mirëpo duhet ditur që për çdo gjë ekzistojnë vendi dhe koha. Në rast të përkëdheljes së tepruar, njerëzit që ndodhen në afërsinë tuaj nuk do të ndihen mirë.