LifeStyle

Këto janë kristalet që i duhen çdo Peshoreje

Mund të themi me plot gojë: Të gjithë i duan Peshoret! Flirtuese, diplomate, e zgjuar, pasionante dhe shumë interesante, kjo shenjë është thjesht fantastike. Si çdo shenjë tjetër, edhe Peshorja ka kristale specifike që stimulojnë fatin e mirë, dashurinë dhe suksesin.

Nëse je apo njeh një Peshore, këto kristale janë perfekte për këtë shenjë

Smoky quartz

Ky kristal ka aftësinë të qetësojë shenjën e Peshores dhe ta çlirojë atë nga çdo stres. Nëse po kalon një periudhë stresuese në punë apo në aspekte të tjera, të duhet pikërisht ky kristal.

Rose quartz

Një kristal kaq i bukur, i cili është popullor për një arsye të rëndësishme: Rrit dashurinë për veten dhe i kujton Peshores se duhet të përqafojë zakone të shëndetshme.

Citrine

Solar dhe kaq i bukur, ky kristal tërheq lumturinë, bujarinë dhe begatinë. Pra, çdo gjë që të duhet.

Tiger Eye

Një kristal që tërheq fatin e mirë dhe të ndihmon të realizosh dëshirat? Po, Tiger Eye është i duhuri!

Agate

Ky kristal është fiks fare për Peshoren sepse balancon çdo gjë në jetën e saj. Zgjidh konflikte duke ekuilibruar situatat, të ndihmon të shprehësh veten dhe të gjesh të vërtetën.

Amazonite

I patrembur dhe tejet kurajoz, Amazonite të jep guxim në situatat kur të duhet më shumë kurajoja.

Jade

Mirëqenia, lumturia dhe kënaqësia nxiten shumë nga jade, kristali i lezetshëm, që mbart një energji shumë të madhe.