LifeStyle

Këto janë ushqimet që dëmtojnë mëlçinë edhe më shumë se alkooli

Nëse dëshironi që mëlçia juaj të jetë e shëndetshme, përveç një diete të shëndetshme dhe hidratimit të rregullt, është shumë e rëndësishme të kujdeseni për ato që futni në trupin tuaj

Ju ndoshta e dini tashmë se konsumimi i shpeshtë ose i tepërt i alkoolit dëmton seriozisht mëlçinë tuaj.

Por ky zakon nuk është i vetmi që mund të sabotojë funksionimin e këtij organi të çmuar.

Mëlçia është përgjegjëse për më shumë se 500 funksione të trupit, duke përfshirë ruajtjen e glukozës, rregullimin e koagulimit të gjakut dhe më shumë, por detyra e saj kryesore është filtrimi i gjakut.

Më saktësisht, mëlçia përpunon gjakun nga sistemi tretës dhe e çliron atë nga substanca të dëmshme si alkooli, droga dhe toksina të tjera.

Në thelb është sistemi natyror i detoksifikimit të trupit tonë.

Ky organ jetik gjithashtu prodhon kolesterol kur trupi ka nevojë për të dhe rregullon nivelet e tij në trup, merr pjesë në metabolizmin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave.

Edhe pse asnjë ushqim i vetëm nuk do të përmirësojë funksionin e mëlçisë në vetvete, një dietë përgjithësisht e ekuilibruar sigurisht që nuk do ta dëmtojë atë.

Shenja që mëlçia juaj nuk po funksionon si duhet:

-Pamundësia për të humbur peshë -Fryrje -Urinë e errët -Oreks i varfër -Imuniteti i komprometuar -Kapsllëk -Dhimbje koke -Urth dhe acid refluks -Depresion -Ankth -Lodhje kronike -Djersitje e tepruar -Hipertensioni -Rosacea -Të nxira -Lëkura e verdhë dhe sytë

Ndaj kini parasysh se mëlçia duhet të ruhet nga yndyrnat e larta. Kufizoni apo reduktoni mishin e qengjit, refuzoni atë të derrit, mbani larg lëkurën e pjekur apo të skuqur të pulës, shmangni gjalpin sa më shumë, shtoni hirrën në dietën tuaj dhe po ashtu perimet dhe sallatrat.

Por cilat janë më konkretisht ushqimet që ju ndihmojnë për një mëlçi të shëndetshme?

Mes tyre janë brokoli, hudhra, karota, panxhari, spinaqi, lakra, rrepa, avokati, shafrani, çaji jeshil, asparagu, vaji i ullirit, limoni, molla, arrat, etj.