Shëndetësi

Këto pesë gjëra nuk duhet t’i bëni pas një vakti

Njerëzit shpesh pëlqejnë të bëjnë një sy gjumë pas një vakti, kështu që ata kthehen në shtrat pas drekës në fundjavë.

Disa, nga ana tjetër, pëlqejnë të ndezin një cigare, e të tjerëve e kanë zakon të pinë një filxhan çaj, sepse mendojnë se do t’i ndihmojë në tretjen e ushqimit.

Megjithatë, shumë nga këto zakone po ju bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Këtu janë pesë gjërat që duhet të shmangni menjëherë pas një vakti.

Fjetja

Kjo nuk rekomandohet aspak sepse vakti nuk do të tretet nëse shkoni për të fjetur menjëherë pas konsumimit. Gjithashtu, dremitja menjëherë pas një vakti nuk është relaksuese.

Bërja e dushit

Larja pas një vakti vonon tretjen. Gjaku rreth stomakut gjatë dushit rrjedh në pjesë të tjera të trupit në vend që të ndihmojë tretjen.

Konsumimi i çajit

Çaji është acid dhe ndikon në procesin e tretjes. Nëse konsumoni proteina në një vakt, acidi nga çaji do të ngurtësojë përmbajtjen e proteinave, gjë që do të vështirësojë tretjen. Pirja e çajit menjëherë pas një vakti do të ndërhyjë gjithashtu në përthithjen e hekurit në trup. Shmangni çajin një orë para dhe pas ngrënies.

Pirja e duhanit

Thuhet se pirja e duhanit pas një vakti është e barabartë me pirjen e dhjetë cigareve. E vërtetë apo e rreme, pirja e duhanit është e keqe për trupin tuaj dhe nuk duhet të pini kurrë duhan.

Konsumimi i frutave

Ushqime të ndryshme treten me shpejtësi të ndryshme. Hani fruta fillimisht sepse janë më të lehtat për t’u tretur. Frutat duhet të hahen një orë para vaktit ose dy orë pas vaktit. Frutat nuk do të treten mirë nëse i hani menjëherë pas vaktit.