ShowBizzz

Ketrina me dy “snap” gjatë lidhjes/ Shpërthejnë kritikat në studio, Xhoni e mbron, konkurrentja puth ish-in: Jam beqare deri sa t’kem unazë (VIDEO)

Dita e djeshme ka sjellë një temë diskutimi, nga e cila preken shumë çifte në kohët e sotme. Gjatë takimit të Ketrinës dhe Gentit, u dikutua rreth lidhjes së kaluar të konkurrentes, e cila ka pohuar se ka qenë toksike dhe se ka hapur dy adresa të ndryshme në “Snap” pasi nuk i pëlqente kontrolli.

Kjo fjali solli goxha kritika në studio, ku disa e pyetën gjithashtu në qoftë se ishte trathtuar apo kishte trathtuar.

Konkurrentja u shpreh se edhe pse mund të jetë në një lidhje, e konsideron veten ‘single’ deri sa të ketë unazë në gisht.

I vetmi që i doli në krah ishte Xhoni, i cili shprehu se Ketrina ka vepruar në këtë mënyrë pasi mashkulli që ka pasur në krahë nuk ka qenë i duhuri.

Ndërkohë, disa të tjerë kërkuan që kjo temë mos normalizohet, pasi ka akoma njerëz që e vuajnë çdo ditë.