Elton Tozaj ka bërë një tjetër deklaratë publike, këtë herë duke drejtuar akuza të rënda ndaj kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai.
Fillimisht, Tozaj publikoi në Instagram Story një postim me mbishkrimin “Këtu! Plera e radhës”, ndërsa më pas, gjatë një transmetimi LIVE, përmendi drejtpërdrejt emrin e Isait dhe tha se disponon informacione për sjelljen e tij ndaj punonjësve meshkuj të bashkisë.
“Ti nuk duhet të jesh më kryetar i Bashkisë Ersekë. Ti nuk duhet të jesh më brenda zyrave. E di pse? Ta tregoj unë arsyen. Mirë se erdhët në botën e kryetarit të Bashkisë Kolonjë”, u shpreh Tozaj.
Ai pretendoi se gjatë publikimit të denoncimeve të tij është përballur me kërcënime dhe tentativa për ta bindur të ndalojë, madje duke i ofruar edhe para. Tozaj nuk bëri publik emrat e personave që pretendon se e kanë kontaktuar dhe as prova për këto oferta.
“Kam pasur kërcënime nga më të ndryshmet dhe s’kam për të ndaluar, këtë ta ngulni mirë në kokë. Unë s’kam për t’u shitur. Jam kontaktuar nga këta persona dhe më janë ofruar shuma të mëdha parash dhe jo, nuk i kam pranuar”, deklaroi ai.
Akuza më e rëndë e Tozajt lidhet me pretendimin se Erion Isai u ka kërkuar favore seksuale punonjësve meshkuj. Ai tha se njeh edhe identitetin e disa prej personave të përfshirë, por zgjodhi të mos i publikojë.
“Ky zotëria, Erion Isai, kërkon favore seksuale nga punonjës meshkuj. I di dhe emrat dhe drejtorët, por nuk do të përmend emra”, tha Tozaj gjatë transmetimit.
Deklaratat u shoqëruan edhe me publikimin e disa mesazheve private, të cilat Tozaj pretendon se janë shkëmbyer mes Isait dhe një mashkulli tjetër.
@teguliturshia Mire Rruga qe i prishet pa u inaguruar, po ju prish edhe stafi i Bashkise! #erjonisai ♬ original sound – Teguli Turshia 🇨🇭🇨🇭
