Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për protestën e mbrëmshme ku Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestueseve.
Ai ka thënë se nuk i di hollësitë në momentin si ka reaguar Policia, apo çfarë kanë bërë protestuesit.
Por, Kurti ka thënë se Policia e Kosovës është më tolerante dhe profesionale se në kohën kur ai organizonte protesta.
“Nuk i di hollësitë e protestave, nuk e di se cili është momenti kur Policia ndry apo jo, çfarë bënë protestuesit më herët, por e di që janë dërguar disa raste në IPK. Por nëse ju i shikoni xhirimet ka më shumë se 10-15 viteve se kurë unë i organizoja protestat, e shihi se Policia është jashtëzakonisht më tolerante dhe profesionale se në atë kohë”, tha Kurti në konferencën për media.
Gjatë protestës së mbrëmshme sipas Policisë së Kosovës, 20 pjesëtarë të këtij institucioni kanë pësuar lëndime të ndryshme ku kanë marrë edhe trajtime mjekësore. Poashtu janë lënduar 12 qytetarë protestues dhe një gazetar.
