Rovena dhe Kevini kanë biseduar rreth ndikimit të krijimit të lidhjeve brenda shtëpisë.
Dyshja kanë komentuar për avantazhet dhe disavantazhet që mund t’i kenë banorët nga krijimi i ndonjë romance aty brenda.
“Këtu mund të kesh një lidhje shumë të bukur. Nëse je këtu me dikë deri ne fund, atëherë jashtë nuk do ta prish askush. S’ka diçka për ta prishë”, u shpreh Kevin.
Kevin i thotë Rovenës që do t’ia gjej një të dashur, teksa ajo e falënderon duke qeshur.
“Je më i fortë kur ke dashuri, i ke krejt” u shpreh Rovena.