Personeli shumëkombësh i Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it ka zhvilluar një ushtrim të integruar për mbrojtjen e bazës dhe menaxhimin e situatave me shumë viktima, në Kampin Bondsteel.
Ushtrimi kishte për qëllim testimin e reagimit të shpejtë ndaj kërcënimeve të simuluara dhe emergjencave të përmasave të mëdha.
Sipas njw njoftimi nga KFOR, në aktivitet morën pjesë pjesëtarë ushtarakë, ekipe mjekësore, zjarrfikës dhe njësi të aviacionit nga vende të ndryshme.
Gjatë skenarëve u praktikuan mbrojtja e forcës, bartja dhe trajtimi i të lënduarve, si dhe procedurat e evakuimit.
Sipas KFOR-it, stërvitja forcoi bashkëpunimin ndërmjet njësive dhe gatishmërinë për përballimin e situatave komplekse.
Misioni i NATO-s theksoi se këto aktivitete kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
