ShowBizzz

Khë-khëm! Modelja ruse i jep fund martesës për t’u rikthyer me ish-in, Don Xhonin! (Foto)

Modelja ruse, Ariana Lirey është rikthyer sërish në qëndër të vëmëndjes në showbizin shqiptar.

Kjo pasi Ariana zgjodhi t’i japë fund martesës së saj, lajm i cili u bë i ditur nga vetë modelja, e cila u pa duke hedhur në det unazën e saj.

Mirëpo është zbuluar pse Ariana mori këtë vendim. Ajo dhe ish-i i saj, reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni janë rikthyer sërish bashkë.

Ka qenë sërish po modelja ajo që publikoi një foto në Instastory ku shihej në makinë duke u puthur me reperin, foto të cilën vendosi ta fshinte më pas por tepër vonë.

Madje, në një video në rrjetin social, TikTok, Ariana i ka kthyer një përgjigje të ashpër një ndjekëse, e cila shkroi: “Don Xhon Era Istrefi

Ai është në Mal të Zi pa “Era bitches”,-ishte kundërpërgjigja e modeles ruse.