ShowBizzz

Khloe Kardashian heq dorë nga kjo gjë, fokusohet tek fëmijët e saj

Takimet me meshkuj, janë gjëja e fundit në mendjen e Khloe Kardashian. Ylli i reality show, e cila është nënë e dy fëmijëve, aktualisht është e fokusuar në detyrat e saj të mëmësisë, sipas mediave të huaja.

“Khloé aktualisht nuk është duke u takuar me askënd, ajo është e fokusuar te roli si nënë dhe është shumë e lumtur. Ajo ka një rreth shumë të vogël miqsh dhe familjarësh dhe ndihet e mbështetur dhe e lumtur, dashuria nuk është në mendjen e saj për momentin, “tha një burim i brendshëm për US Weekly.

Marrëdhënia e mëparshme e Khloe ishte me Tristan Thompson, me të cilin ajo nisi lidhjen në vitin 2016 deri në vitin 2021.

Muajin e kaluar, u bë e ditur se Tristan ishte i gatshëm të “ringjallte marrëdhënien” me themeluesen e Good American, megjithatë, ajo nuk ishte e interesuar të rregullonte gjërat. Kujtojmë se Tristian e ka tradhtuar Khloe më shumë se një herë, ngjarje që bënë bujë në media.