Fatma Haxhialiu dhe partneri i saj do të bëhen prindër për herë të dytë. Së bashku me djalin e tyre, ata ndanë momentet e bukura kur Kian mëson se do të jetë vëlla i madh në familje dhe së shpejti dëshira e tij do të plotësohej.
Sot, gazetarja ka zbuluar gjininë e fëmijës së dytë. Ajo ka ndarë një video ku shfaqet e gjithë familja, e më pas zbulohet edhe gjinia. Bebushi që pritet të vijë në jetë do të jetë djalë.![]()
“Nuk mund të ishim më të lumtur që Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli dhe Kianit iu plotësua dëshira …”– shkruan Fatma në profilin e saj në Instagram.

Me dhjetëra urime kanë shkuar në adresë të Fatmës dhe bashkëshortit të saj për lajmin e bukur që kanë ndarë me të gjithë.


