Moderatorja Kiara Tito po jeton periudhën më të bukur për çdo femër, atë të shtatzanisë. Vogëlushja po rritet në barkun e mamit dhe sigurisht dhe masa e rrobave për moderatoren ka ndryshuar.
Përveç kësaj Kiara po haset dhe me enjtjen e gishtave, gjë e cila i ndodh shumë prej grave të cilat janë në pritje të ëmbël.
Së fundmi, moderatorja në llogarinë e saj në “Instagram” ka postuar një foto të dorës së saj, teksa ka bërë me dije se ka hequr unazën për shkak të enjtes së gishtave.
“Unaza nuk më bën më, se më janë enjtur gishtat, kështu që mos filloni me drama”, shkruan moderatorja duke sqaruar kështu dhe ndjekësit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb