Lajme

Kiara Tito në pritje të ëmbël?

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dy emrat më të përfolur në medien rozë. Ata u martuan në finalen e “Big Brother Vip” dhe më pas vazhduan lidhjen e dashurisë, të kurorëzuar në martesë jashtë.

Shpesh është përfolur për një shtatzani të mundshme të prezantueses, ndërkohë ditën e djeshme këngëtari ka publikuar një foto në Instastory, ku shfaqej pranë një gruaje shtatzënë e ndërsa shkruante: “Rrahjet më të bukura në botë”.

Kjo ka bërë që të shtohen edhe më shumë dyshimet për shtatzaninë e Kiarës. Sot, burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Kiara Tito ndodhet në javën e pestë të shtatzanisë. Gjithsesi e gjitha kjo mbetet për t’u parë deri në momentin e konfirmimit nga vetë çifti.