Kiara Tito ka qenë e ftuar ditën e sotme në programin “Pardon My French” në “Top Albania Radio” për të folur ndër të tjera për rolin që i është besuar këtë vit si moderatore e show-t humoristik “Portokalli”.
Kiara u shpreh se e ka patur gjithnjë në dëshirat e saj moderimin e këtij programi dhe për të kjo është si një ëndërr e kthyer tashmë në realitet.
Ajo do të moderojë krah Nevina Shtyllës dhe Salsano Rrapit, andaj për këtë të fundit filluan ngacmimet e para.
Kjo për shkak se Salsano ka patur një “luftë” virtuale me Luiz Ejllin disa kohë më parë.
Për t’ua rikthyer në kujtesë, gjatë xhirimeve të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, aktori postoi në InstaStory-n e tij një foto me të gjithë pjesëmarrësit e filmit dhe i vetmi që kishte prerë nga fotoja ishte Luizi.
Megjithatë, nëse kjo gjë mund të justifikohet me përmasat e fotos, komenti që ai bëri më pas në një program ishte totalisht si “thumb” ndaj këngëtarit.
“Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët. Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti”,- tha Salsano, teksa nofka “mbreti” përdoret gjithnjë nga fansat e Luizit për të, në kohën e “BBVIP”, por edhe tani.
Ndërkohë, Luizi vendosi t’i përgjigjej me një koment në një video në Instagram, ku kishte shkruar:
“Kjo ishte hera e fundit që më lejojnë të flas për filmin. Kisha edhe një batutë perlë për një qeros por po e ruaj për ndonjë ditë me shi”- komentoi Luizi krahas postimit ku shfaqej gjatë premierës së filmit në Shkup.
E ditën e sotme Kiara u pyet jo pa qëllim për mikpritjen që iu bë në “Portokalli”, veçanërisht nga Nevina dhe Salsano.
Mirëpo, mesa tregoi Kiara mes tyre nuk ka patur asnjë përplasje apo hatërmbetje.
“Më kanë pritur shumë mirë të gjithë. Të them të drejtën nuk është se jemi takuar akoma shumë shpesh, por besoj që më kanë dhënë atë mikpritjen e duhur, të gjithë të buzëqeshur. Fillimi i mirë, gjysma e punës! Ka të bëjë shumë edhe energjia në punë. Në momentin që energjia është e mirë, të gjithë merren vesh me njëri tjetrin dhe kanë komunikimin e duhur, atëherë edhe puna do të shkojë vaj. Mendoj që e kemi gjetur gjuhën e përbashkët”.
lokimagazine