Kiara Tito u tha se do te sillte bashkë me Elvis Naçin emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në “Top Channel”. Por permes nje postimi ne rrjetet sociale, moderatorja e konfirmoi vete se ajo do të jetë nën moderimin e spektaklit të madh të humorit, “Portokalli”, në sezonin e 42.
“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem me familjen e madhe të Top Channel në sezonin e 42 të Portokalli. Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua“, ka shkruar Kiara.
“Portokalli” pritet të fillojë së shpejti çdo të diel, në orën 21:00. Aktorët e saj ishin më pranë publikut gjatë sezonit veror, duke udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të dhuruar show-n “Verë dhe portokalle”, një spektakël që u mirëprit dhe duartrokit nga publiku që mbushi sheshet.
bal