Krisja e miqësisë mes Efit dhe Mikelës u vu re disa kohë më parë përmes një detaji që ngriti dyshimet: Dy vajzat nuk ndiqeshin në rrjete sociale – dhe ende nuk ndiqen. Ato vetë nuk kanë reaguar lidhur me këtë gjë dhe raportet mes tyre mbeten “mister”.
Por disa detaje janë vënë re së fundi në postimet e Mikelës dhe Efit, gjë që ka ngritur aludime se marrëdhënia mes vajzave mund të jetë prishur për shkak të afrimitetit të Mikelës me Kiarën kohët e fundit, me të cilën Efi nuk ka një marrëdhënie të mirë që pas daljes nga BBVA.
Së fundi, Mikela ka postuar një fotot duke ndjekur intervistën e Kiarës në TAR, teksa shkruan “ylli”. Pak orë paskësaj, Efi publikoi një video në rrjetet e saj sociale, ku thoshte: “Kjo është mënyra më e mirë t’i ktheni përgjigje disa njerëzve”, teksa shfaqet një ‘sticker’ i rafiki (personazh i “lion king”) me gishtin e mesit. Hera e fundit kur Mikela dhe Efi janë parë së bashku ka qenë në festën e “Gender reveal” të bebit të Mikelës.
bal