Kim Kardashian, 43 vjeçe, ka deklaruar se mund të shohë veten duke shkuar në altar për herën e katërt, por do të duhet një burrë ‘i veçantë’ dhe ‘unik’ për ta bërë të mundur, sipas yllit.
Themeluesja e markës “Skims”, e cila aktualisht është në lidhje me lojtarin e futbollit Odell Beckham Jr., 31 vjeç, tha se është e hapur për të thënë ‘Po’ edhe një herë nëse mund të gjejë dikë që i përshtatet jetës së saj ‘të madhe’, megjithëse vëren se ata nuk kanë nevojë të jenë të famshëm, shkruan DailyMail.
“Unë nuk e di. Vërtet nuk e di. Do të ketë momente kur thjesht them, “E kuptoj që jeta ime është shumë e madhe dhe unë kuptoj se duhet një person shumë, shumë, shumë i veçantë, unik për të dashur të merret me të”, tha ajo.
Kim ishte më parë e martuar tri herë. Burri i saj më i fundit ishte reperi Kanye West, 46 vjeç, me të cilin ajo ka katër fëmijë: North, 10 vjeç, Saint, tetë, Chicago, gjashtë dhe Psalm, katër.
/TeVe