Kim Kardashian ka treguar së fundmi se si shëndeti i saj mendor është ndikuar nga trauma e mëparshme. Në një bisedë me Khloé Kardashian për terapitë në episodin e 18 korrikut të ‘The Kardashians’, 43-vjeçarja tha se ajo kishte pasur momente të vështira me shëndetin e saj mendor dhe u ndal te grabitja në Paris në 2016 nga e cila tha se ka plagë të thella në psikikën e saj.
“Terapisti im më tha: “Ti mendon se qetësia është superfuqia jote. Unë mendoj se je aq e desensibilizuar nga trauma saqë ke edhe pasoja fiziologjike”,” kujton ajo. “Një herë në jetë ndodhi diçka, dhe ti qëndrove e qetë, dhe kjo funksionoi për ty. Kështu që gjithmonë do të zgjedhësh qetësinë”.
Pasi dëgjoi historinë e saj, Khloé i tha se grabitja në Paris mund të ishte trauma pas tendencës së saj për të qëndruar e qetë.
“Ti nuk ishe e qetë më parë. Kim, ti ishe një e çmendur,” tha ajo, duke kujtuar se si Kim do të nevrikosej nga gjërat e vogla si për shembull kur dikush i prekte rrobat. “U bëre e qetë. Nuk ishe kurrë e qetë në adoleshencë, në të 20-at. Ti qaje për gjithçka. Ti ishe e ashpër. Gjithçka u ndal pasi të grabitën, sepse ti qëndrove e qetë në atë situatë dhe madje the: “Qetësia ime është ajo që më mbajti gjallë”.
Më pas Kim reflektoi si e ka ndikuar ngjarja traumatike tek ajo deri në ditët e sotme.
“Imagjino se je me armë në kokë, duke u lidhur, duke u tërhequr zvarrë nëpër një dhomë hoteli, dhe djali, më kujtohet që më tha: “Rri e qetë dhe do të jetosh”. Dhe unë e bëra këtë”, tha ajo.
“Më shërbeu mirë në atë kohë dhe mendoj se më shpëtoi jetën,” mendoi ajo. “Por unë mendoj se e kam tepruar, sepse njerëzit mund të përfitojnë nga qetësia ime, ose thjesht po shndërrohem në një robot pa emocione”.
Më 3 tetor 2016, Kim u grabit me armë gjatë Javës së Modës në Paris, ku disa burra të maskuar i vodhën asaj bizhuteri me vlerë miliona dollarë në mes të natës – duke përfshirë një unazë prej 4 milionë dollarësh.